Kur ia nisëm, nuk kishim një qëllim thjesht teorik: informimin e paanshëm të publikut. Besojmë fort, se duke pasqyruar lajmet pa prapavijë politike dhe ideologjike, arrijmë të zgjojmë vetëdijen qytetare. Vlerësojmë se gjykimi i lexuesve është mbi gjithçka, prandaj ne thjesht përçojmë lajmin, duke i krijuar kësisoj publikut hapësirën për të gjykuar mbi ndodhi, ligjëratë politike dhe teori. Për ne, lajmi ashtu sikurse ndodh dhe pasqyrimi i tij me korrektësi, mbetet qëllim madhor dhe i vazhdueshëm. Spektrum është një media e pavarur, e themeluar në vitin 2013. Ne nuk vrapojmë për të arritur majat, por ecim me hapin e duhur për të qenë një faqe informative me lexues besnikë.
Në fund të fundit, e gjithë përpjekja jonë për ata që na klikojnë është që në çdo moment të jemi përçues jo vetëm të ngjarjeve të “zeza”, por edhe të momenteve të arta të përditshmërisë sonë. Ne dëshirojmë të jemi zëri i gjithkujt!